Kurti: Nuk mund të kemi demokraci pa barazi gjinore

  • E.K /
  • 14 March 2023 - 11:21
Kurti: Nuk mund të kemi demokraci pa barazi gjinore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se në Kosovë nuk mund të ketë demokraci, nëse nuk ka barazi gjinore, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Politika është e lidhur me bindjet në mënyrë të pashkëputur. Janë analizat dhe kërkimet, por në politikbërje janë të rëndësishme bindjet. Unë besoj se nuk mund të kemi demokraci pa barazi gjinore”,tha ai.

Kurti theksoi se ajo ndërtohet mbi pluralizëm, sundim të ligjit dhe barazi gjinore.

Tutje, Kurti shtoi se Kosova është duke u pëmirësuar.

“Ajo ndërtohet mbi pluralizëm, sundim të ligjit dhe barazi gjinore. Barazia gjinore është ajo që përbën urën për barazi shoqërore. Sa i përket Kosovës, unë besoj se ajo është duke u përmirësuar dhe përmirësimi është më i shpejtë se kurrë më parë”,shtoi Kurti.

(Kosova Sot Online)