Kishte fshehur në kasafortë drogë dhe 60 mijë euro, arrestohet 49 vjeçari

  • E.K /
  • 14 March 2023 - 11:24
Kishte fshehur në kasafortë drogë dhe 60 mijë euro, arrestohet 49 vjeçari

Një 49-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali, pasi iu gjetën të fshehura në një kasafortë në shtëpinë e tij 8 kg kokainë dhe 60 mijë euro, transmeton “Kosova Sot Online”.

Kontrolli i mëpasshëm në shtëpinë e tij bëri të mundur gjetjen e 7.5 kg shtesë kokainë, të cilat ishin fshehur mirë në vende të ndryshme të shtëpisë.

Ndërsa, në një kasafortë u gjet edhe shuma e parave prej 60 mijë eurosh, të cilat u sekuestruan.

(Kosova Sot Online)