Kurti pyetet për mostrat e Astrit Deharit: Ministria e Drejtësisë duhet ta jap përgjigjen adekuate

  • E.K /
  • 14 March 2023 - 13:23
Kurti pyetet për mostrat e Astrit Deharit: Ministria e Drejtësisë duhet ta jap përgjigjen adekuate

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të flasë lidhur me raportimet se janë gjetur një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, që ishin zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në dhjetor të vitit 2022, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se për këtë duhet të përgjigjet Ministria e Drejtësisë, pasi ajo do të jap përgjigjen e duhur.

“Më besoni, Ministria e Drejtësisë duhet ta jap përgjigjen adekuate për këtë”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)