Vdes 75-vjeçari, u përplas nga vetura

  • E.K /
  • 14 March 2023 - 13:35
Vdes 75-vjeçari, u përplas nga vetura

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi aksidentoi një këmbësor, raporton “Kosova Sot Online”.

39 vjeçari duke drejtuar automjetin e tij dje e përplasi 75 vjeçarin e cili ishte duke ecur.

I moshuari u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës por s’ka mundur të shpëtojë.

“Në vijim të informacioni paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, shtetasi M. S., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin D. Xh., 75 vjeç (këmbësor), ju bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Shtetasi D. Xh. humbi jetën, për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident.“, njofton policia.

(Kosova Sot Online)