Alarm për bombë në gjykatë, punonjësit evakuohen urgjentisht

  • E.K /
  • 14 March 2023 - 14:48
Alarm për bombë në gjykatë, punonjësit evakuohen urgjentisht

Në të gjitha gjykatat në Sarajevë janë duke u zhvilluar inspektime për shkak të informacionit se në njërën prej tyre ishte vendosur bombë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu që të gjitha gjykatat janë evakuuar, pasi nuk dihet se për cilën gjykatë bëhet fjalë.

“Një person i panjohur bëri një telefonatë sot për të raportuar se kishte vendosur një bombë në ‘gjykatën në Sarajevë’. Duke qenë se nuk është specifikuar se për cilën gjykatë bëhet fjalë, të gjitha gjykatat janë evakuuar, objektet janë duke u siguruar dhe inspektime kundër sabotuese”, ka konfirmuar zëdhënësja e MPB-së, KS Mersiha Novaliq, raportojnë mediat e Sarajevës.

(Kosova Sot Online)