Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

  • E.K /
  • 14 March 2023 - 14:59
Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur i moshës 65-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës, përcjell “Kosova Sot Online”.

R.M dyshohet se ka pasur sulm në zemër.

Në njoftim është thënë se autopsia do të tregoj shkakun e vdekjes.

“Sot gjatë ditës, pacienti ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore me dyshime në sulm në zemër. I është dhënë ndihma mjekësore adekuate nga mjeku kujdestar dhe është transportuar me autoambulancë të burgut për në Spitalin Rajonal të Pejës duke iu dhënë ndihma adekuate dhe reanimimi kardiopulmonr tërë kohën.

Përkundër këtyre përpjekjeve dhe angazhimit të stafit të DSHB-së dhe të Emergjencës në Spitalin Rajonal të Pejës, i burgosurit nuk arriti të mbijetoj sulmit. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)