Gruaja e gjen burrin të varur në pemë

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 15:36
Gruaja e gjen burrin të varur në pemë

Një 80 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në degën e një thane pranë shtëpisë së tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Zhulat të Gjirokastrës. Mësohet se Sheme Gjeçi është gjetur i vetëvarur nga bashkëshortja e tij pasi vuri re mungesën e tij në shtrat.

Sapo ajo ka dalë për të parë për të shoqin, e ka gjetur të varur në degën e thanës. Dyshohet se 80 vjeçari është vetëvarur në kushtet e depresionit pasi kishte kohë që vuante.

(Kosova Sot Online)