Ja ku arrin grupi Wagner

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 15:54
Ja ku arrin grupi Wagner

Mercenarët rusë të grupit Wagner kanë arritur në zemër të qytetit ukrainas, Bakhmut. Udhëheqësi dhe themeluesi i grupit famëkeq, Yevgeny Prigozhin, njoftoi se luftëtarët e tij kanë pushtuar impiantin industrial Azom, që prodhonte dikur metale nga më të ndryshmet.

Zona ka një rrjet tunelesh nëntokësore, në të cilat janë zhvilluar dhe disa beteja mes rusëve dhe ukrainasve. Mercenarët e Wagner pretendojnë se ushtria ukrainase po përdor të gjitha llojet e armëve që posedon për të frenuar avancimin drejt Çasiv Yar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Forcat e Kievit kanë pësuar humbje të konsiderueshme në ushtarë dhe armë që nga fillimi i luftës dhe se funksionarët perëndimorë po vënë në dyshim nëse rezistenca për Bakhmutin të jetë një strategji e mirë.

“Humori i trupave në vijë të parë është në rënie”, shkrujanë mediat e huaja duke nënvizuar faktin që disa funksionarë ukrainas kanë dyshime në gatishmërinë për kundërofensivën e pranverës.

Megjithatë, presidenti Zelensky thotë se e ardhmja e Ukrainës varet nga betejat kyçe në lindje të vendit.

Ndërkohë, Rusia besohet se po dërgon edhe gra të burgosura për të luftuar në Ukrainë. Kështu pretendojnë forcat e armatosura të Kievit, ndërsa të njëjtin informacion e raportojnë edhe mediat ndërkombëtare që saktësojnë se të paktën 100 gra janë dërguar me autobusë drejt Donetsk. 


(Kosova Sot Online)