Sherr për motive të dobëta, 28 vjeçari plagos me thikë dy të rinj

  • E.K /
  • 14 March 2023 - 15:57
Sherr për motive të dobëta, 28 vjeçari plagos me thikë dy të rinj

Pas një sherri për motive të dobëta kanë mbetur të plagosur dy persona sot në Tiranë, raporton “Kosova Sot Online”.

Policia thotë se ka arrestuar një person si autor të plagosjes dhe ka nisur procedimin penal për një tjetër.

Në njoftim thuhet se shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti.

Njoftim i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. H., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç. Gjithashtu, shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti.

(Kosova Sot Online)