Ja kush pret që në Ohër të ketë dakordim në mes të Kurtit dhe Vuçiqit

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 16:32
Ja kush pret që në Ohër të ketë dakordim në mes të Kurtit dhe Vuçiqit

Në Ohër, presim që më 18 mars pritet të takohen Kurti e Vuçiq dhe të ketë dakordim të palëve për ta zbatuar planin e bashkimit evropian, kanë theksuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Që kjo të ketë sukses, të dyja palët duhet të pajtohen të zbatojnë marrëveshjen”, thanë nga Ambasada gjermane.

Sipas ambasadës, takimi i ri në Ohër, shënon një hap të rëndësishëm, drejt te tejkalimit të pengesave.

“Raportet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të paraqesin pengesë. Takimi i ri i nivelit të lartë në Ohër shënon një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të kësaj pengese dhe avancimit në rrugën evropiane”, thanë nga Ambasada gjermane.


(Kosova Sot Online)