Lajçak: Serbia të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 17:08
Lajçak: Serbia të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB

Sot në Beograd me përfaqësuesit e opozitës serbe është takuar emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim ka thënë se BE-ja i ka dëgjuar se cilat janë “vijat e kuqe” të Serbisë për marrëveshjen e mundshme me Kosovës.

Megjithatë Lajcak ka theksuar se kërkohet nga Serbia që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e  Kosovës në OKB, siç e specifikon edhe Neni 4 i propozimit evropian për normalizim të raporteve.

Në këtë takim me opozitarët serbë, Lajcak ka treguar se Vuçiq i ka thënë edhe kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron se “vijat e kuqe” të Serbisë janë anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja e pavarësisë së Kosovës.


(Kosova Sot Online)