Festë në Qeveri për këshilltarin e Kurtit -Tienmu Ma

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 18:25
Festë në Qeveri për këshilltarin e Kurtit -Tienmu Ma

Sot në Universitetin e Lucernit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se këshilltari i tij i jashtëm probono, Tienmu Ma ka marrë gradën e dytë të doktoratës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Tienmu, me dy kapela doktori”, ka shkruar Kurti në njoftimin e tij.

“Të parën në 2011 në Universitetin e Nju Jorkut, në filozofi, me temë “Puna, mundësia dhe drejtësia”. Të dytën në 2023 në Universitetin e Lucernit, në juridik, me temë “Ndryshimet klimatike, pabarazia dhe liria nga diskriminimi”. Tienmu Ma angazhohet për politika të mira publike, si këshilltar i jashtëm probono në kabinetin tim”, ka shkruar ai.

“Sot ia uruam dhe festuam avancimin kulmor akademik të tij për të dy doktoratat.”

(Kosova Sot Online)