Szunyog: BE është e gatshme që të angazhohet më tej në fushën e drejtësisë

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 18:39
Szunyog: BE është e gatshme që të angazhohet më tej në fushën e drejtësisë

Nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët të Zotimit nga institucionet e drejtësisë në Kosovë për reformë në këtë sektor, e ka përshëndetur shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Mirëpres nënshkrimin e Deklaratës së Zotimi nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, Gjykata Supreme dhe Kryeprokurori i Shtetit”, ka shkruar Szunyog.

“Është kyçe që aktorët përkatës të rifillojnë bashkëpunimin në masat që do të forcojnë pavarësinë, efikasitetin dhe integritetin e gjyqësorit dhe prokurorisë”.

Ai ka vazhduar duke thënë se BE është e gatshme që të angazhohet më tej në fushën e drejtësisë.

(Kosova Sot Online)