Borell: BE dhe SHBA bashkëpunojnë efektivisht për dialogun Kosovë-Serbi

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 19:15
Borell: BE dhe SHBA bashkëpunojnë efektivisht për dialogun Kosovë-Serbi

Rreth bashkëpunimit që Evropa ka me Amerikën rreth normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka folur shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne punojmë aq mirë me ShBA-në në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Më duhet të them se punojmë efektivisht”, ka theksuar Borrell duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve evropianë mbi marrëdhëniet transatlantike.

Ndër pyetje që ju bën Borrell në parlament ishte edhe ajo që nëse BE do të përfshihet në zgjidhjen e krizës politike në Mal të Zi.

(Kosova Sot Online)