Topalli flet detaje të pathëna për rastin Dehari

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 20:00
Topalli flet detaje të pathëna për rastin Dehari

Për gjetjet e inspektimeve të tij sa i përket rastit të vdekjes së Astrit Dehari, ka rrëfyer për herë të parë nga shkarkimi i tij nga pozita e kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Topalli, ka treguar se në dhomën e burgut ku po qëndronte tashmë i ndjeri Astrit Dehari, janë gjetur zhiletë për rrojë, të cilët janë të ndaluar sipas tij të jenë brenda dhomave të burgut.

ai ka dhënë një deklaratë interesante, ku thotë se Astrit Dehari, së pari ka tentuar ta vrasë veten me zhiletë të rrojës.

“Në dhomë janë gjetur bica të rrojës, që praktikisht nuk guxojnë me pas bica, sepse i ndjeri ka tentu njëherë me bica me ba vetëvrasje, me pre veten me lëndu veten, është e rëndë për opinionin publik, por opininoi duhet me ditë, shenjat janë. Pastaj prej momentit kur një i burgosur vendoset vetë në dhomë, oficerët janë të obliguar me ardhë kohë pas kohe me shiku, ose duhet ta qëndroj dikush brenda”, ka thënë ai.

Ish-kryeinspektori, ka bërë të ditur se pas vdekjes së Deharit, janë gjetur shumë shkelje procedurale nga zyrtarët korrektues, por që sipas tij nuk kanë gjetur ndonjë element që të njëjtit kanë nxitur të ndjerin ta vrasë veten.

“Ka pasur një sërë shkeljesh procedurale të imëta, për të cilët kemi gjetur fajtorë zyrtarët korrektues. Nuk kemi gjetë në asnjë element, diçka që e ka nxitë të ndjerin për të ndërmarrë ndonjë veprim, ndonjë ngacmim prej stafit, ose presion prej stafit”, ka thënë ai.

Topalli, ka dhënë detaje edhe për deklaratën e një të burgosuri tjetër, i cili e kishte dhomën e burgut ngjitur me atë të Astrit Deharit.

Ky dëshmitar sipas Topallit, ka treguar se ka dëgjuar disa zhurma të cilat ngjasonin me “rrëzime” në dhomën e Deharit rreth tre minuta.

“Nuk ka pasur asnjë lëvizje, është shkelje sepse oficeri është dashtë të lëvizë, aty nuk ka qenë jo vetëm Astriti, në dhomën dy ka qenë në dhomën pranë një i burgosur tjetër që nuk ka dalë për shëtitje. Unë e kam deklaratën e tij, të shkruar, i kam të gjitha dëshmitarëve që kanë qenë në dhomë, të cilët e përshkruajnë rastin prej momentin që kanë ardhë dhe e kanë gjetur në dhomë. I brugosuri pranë që ka qenë, e përshkruan rastin se kam dëgjuar disa rrapëllime që kanë ngjasuar sikurse në rrëzime e kcime dhe ka zgjatur 3 minuta dhe ka qernë heshtje totale, zhurma është dëgju përsëri kur kanë ardhë të burgosurit dhe e kanë hapur derën dhe e kanë parë gjendjen e Astritit ashtu”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)