1,704 euro të falsifikuara kapen në Prizren

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 20:42
1,704 euro të falsifikuara kapen në Prizren

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit - Prizren, kanë trajtuar një informatë nën dyshimin se dy persona janë të përfshirë në veprën penale ‘falsifikimit i parasë’, respektivisht shpërndarjen e parasë së falsifikuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas pranimit te informatës janë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me patrullat policore të Stacionit Policor Prizren, sot më 14.03.2023, në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.

Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur:

• Monedha në sasi prej 850 x 2 = 1700 euro.

Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur:

• Monedha në sasi prej 2 X 2=4 4uro

• Një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon),

• Pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe

• Katër telefona mobil.

Totali i parave të sekuestruara është:

• 1704 euro monedha metalike (nga dy euro).

Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi, pronë e të dyshuarve: B.D. dhe T.K., të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

(Kosova Sot Online)