Gruaja ndahet nga foshnja për shkak të gjobës

  • A.P /
  • 15 March 2023 - 14:00
Gruaja ndahet nga foshnja për shkak të gjobës

Një rast i pa precedent ka ndodhur në Shkodër. Një grua është arrestuar nga policia e Shkodrës për një gjobë 250 mijë lekëshe në vitin 2020 që i është konvertuar në burg për një muaj.

Ajo ka lënë foshnjën disa ditëshe për të cilën kujdeset burri Nazmi Bahçja nga fshati Drisht i Shkodrës.

“Ma kanë arrestuar gruan. Ajo nuk ka ditur gjë për gjobën edhe është marrë pa deklaratë prej policisë së Shkodrës.”, tha ai, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Ai kërkon që gruaja të lirohet pasi nuk mundet të kujdeset i vetëm për fëmijën.

“Me qumësht të blerë se fëmija është heq prej gjirit. Ai nuk është mësuar, vetëm qan.”

(Kosova Sot Online)