Sveçla: Falsifikimi i monedhave dukuri shqetësuese

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 22:22
Sveçla: Falsifikimi i monedhave dukuri shqetësuese

Pas njoftimit të policisë për sekuestrim të monedhave të falsifikuara nga dy të dyshuar në Prizren, shumë kjo që kap vlerën e 1,705 eurove, ka reaguar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sveçla e ka quajtur shqetësuese faktin se falsifikimi i monedhave po vazhdon ende si dukuri, derisa tha se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht që t’i kapë ata që përfshihen në këtë veprim ilegal.

“Dukuria e prodhimit dhe futjes në qarkullim të monedhave të falsifikuara vazhdon të mbetet fakt tejet shqetësues përveç që një akt i tillë është edhe vepër penale. Policia e Kosovës dhe akterët tjerë të sigurisë janë të angazhuar maksimalisht në lokalizimin dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë aktivitet ilegal”, shkroi Sveçla në Facebook.

“Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës sot ka zhvilluar me sukses operacionin që rezultoi me arrestimin e dy personave, sekuestrimin e parave të falsifikuara dhe sekuestrimin e pajisjeve që kanë shërbyer për prodhimin e tyre”, shkroi tutje ai.

(Kosova Sot Online)