Vdes një nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, "I tronditur me lajmin e kobshëm"

  • E.K /
  • 15 March 2023 - 08:21
Vdes një nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje,

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është shprehur i tronditur ndarjen nga jeta të anëtarit të LVV-së, Denis Mahmuti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bulliqi ka shkruar se vdekja e tij i ka pikëlluar të gjithë.

“Denisi do të mbahet mend gjithmonë si anëtar i devotshëm i Lëvizjes, person i dashur me të gjithë dhe si një qytetar shembullor i Podujevës”, shkroi ai në Facebook.

“Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mahmuti, miqve të Denisit dhe gjjthë aktivistëve të Lëvizjes”, përfundoi i pari i Podujevës.

(Kosova Sot Online)