Kurti shkon në Strasburg, merr pjesë në takimin për Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit

  • E.K /
  • 15 March 2023 - 08:34
Kurti shkon në Strasburg, merr pjesë në takimin për Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar në Strasburg të Francës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, kjo vizitë e tij zyrtare do të jetë për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me Bashkimin Evropian.

Kurti do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.​

(Kosova Sot Online)