Haziri: Takimi në Ohër mund ta konfirmojë një marrëveshje të pranuar në Bruksel

  • E.K /
  • 15 March 2023 - 09:41
Haziri: Takimi në Ohër mund ta konfirmojë një marrëveshje të pranuar në Bruksel

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se takimi që do të mbahet në Ohër mund ta komplikojë edhe më tutje procesin e dialogut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se ky takimi në Ohër mund njëkohësisht ta konfirmojë një marrëveshje të pranuar në Bruksel.

“Tanimë diplomacia e Lajçak është pjesë e praktikës së modalitetit të negociatave. Qëndrimi javën e kaluar në Prishtinë, një vikend në mes i zbrazur për t’u kthyer në Serbi dhe për të përgatitur takimin e Ohrit. Ne kemi një marrëveshje në parim e pranuar nga të dy palët dhe tani presim që pjesë e atij takimi të bëhet edhe dokumenti plotësues që llogaritet të jetë pjesë integrale e marrëveshjes për të cilën nuk ka dakordim të palëve”, ka deklaruar Haziri.

“Me vet faktin që ka një dallim te kjo çështje, atëherë Ohri mund ta konfirmojë një marrëveshje të pranuar në Bruksel, apo mund ta komplikojë edhe më tutje këtë proces të dialogut. Mbetet të shihet prej palëve”, shtoi tutje Haziri.

(Kosova Sot Online)