Shfaqen postera me fotografinë e Vuçiqit dhe hundën e tij si të Pinokios në Beograd

  • E.K /
  • 15 March 2023 - 11:24
Shfaqen postera me fotografinë e Vuçiqit dhe hundën e tij si të Pinokios në Beograd

Grafite dhe postera kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq janë shfaqur sot në mëngjes në Beograd, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njërën shtyllë, një poster me fjalët “Aca gënjeshtar” të shkruar me shkronja blu, së bashku me një foto të Aleksandar Vuçiqit me shtimin e hundës së Pinocchios, personazhi kryesor i romanit për fëmijë të Carlo Collodi “Aventurat e Pinocchio” – një djali prej druri të cilit i rritet hunda kur gënjen

(Kosova Sot Online)