Sarrazin: Nëse kjo marrëveshje refuzohet nga Kosova atherë ja çka pason

  • A.P /
  • 15 March 2023 - 14:19
Sarrazin: Nëse kjo marrëveshje refuzohet nga Kosova atherë ja çka pason

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është shumë e rëndësishme për Kosovën, ka deklaruar i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“E kuptoj se mund të ketë shqetësime të formulimeve të ndryshme, është gjë fisnike, është marrëveshje shumë e rëndësishme për Kosovën dhe duhet të trajtohet. Ka dy gjëra shumë të rëndësishme, së pari ajo është publike dhe mund të lexohet, sigurisht se mund të ketë vlerësim secili”, tha ai për mediat në Kosovë.

Sarrazin është i bindur se kjo është marrëveshja më e mira e mundshme dhe më e mira në kuptimin e organizimit që mund të arrihet.

“Nuk besoj se mund të kishte formulim më të mirë për interesat e Kosovës në atë marrëveshje e që do të ishte realiste për të arritur në proces, pra është krejtësisht e qartë, nëse kjo marrëveshje do të refuzohet nga Kosova, nuk dot ë ketë asnjëherë marrëveshje më të mirë në tryezë, nuk do të thotë ta pëlqeni, të jetë e përkryer”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)