Albin Kurti tregon në PE pritjet për Ohër: Të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim

  • E.K /
  • 15 March 2023 - 14:21
Albin Kurti tregon në PE pritjet për Ohër: Të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, eurodeputetin David McAllister gjatë qëndrimit të tij në Strasburg, përcjell ‘Kosova Sot Online”.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit, Kurti foli për “përparimin demokratik të vendit, të njohur tashmë edhe në indekset ndërkombëtare në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsioni, lirinë e medias dhe të drejtave politike dhe lirive civile”.

Në takim, njofton ZKM-ja, u diskutua pikërisht edhe për aplikimin e Kosovës dhe për rrugën përpara, dhe për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave.

“Sa i përket planit të zbatimit të Marrëveshje Bazë sipas propozimin Evropian, kryeministri tha se ai duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar”.

(Kosova Sot Online)