Ish-diplomati serb: Nuk do të ketë përparim në Ohër

  • E.K /
  • 15 March 2023 - 14:38
Ish-diplomati serb: Nuk do të ketë përparim në Ohër

Ish-diplomati serb Zoran Milivojeviq, për portalin serb “Kosovoonline”,ka thënë se nga takimi i ardhshëm i presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Ohër, me ndërmjetësimin e BE-së, nuk duhet pritur asnjë rezultat, përcjell ‘Kosova Sot Online”.

Milivojeviq, ka thënë se Serbia nuk do të heqë dorë nga interesat e saja kombëtarë dhe shtetërore

“Nuk duhet të kemi asnjë pritshmëri për dy arsye, e para është që Serbia nuk do të heqë dorë nga “qëllimet dhe interesat e saj kombëtare dhe shtetërore” dhe se “nuk ka bisedime pa Asociacionin”, por jo si temë për diskutim, por si zbatim i plotë. Së dyti, sepse në anën tjetër, dhe anën tjetër unë i shoh ndërmjetësuesit dhe Kosovën si palë e njëjtë, sepse ata kanë të njëjtin qëllim, nuk shoh se do të heqin dorë nga qëllimet dhe interesat e tyre. Kur është fjala për Kurtin dhe palën kosovare, për ta biseda është vetëm për njohje, e kur është fjala për BE-në, biseda për planin evropian që shkon drejt njohjes”, ankohet Millivojeviq.

(Kosova Sot Online)