Berisha me goditje të fuqishme kundër Edi Ramës: Po mban peng rezolutën edhe për gjenocidin serb

  • S.A /
  • 15 March 2023 - 15:19
Berisha me goditje të fuqishme kundër Edi  Ramës: Po mban peng rezolutën edhe për gjenocidin serb

Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, nga selia e PD-së,  hodhi sot akuza të forta ndaj kryeministrit, duke thënë se Rezoluta për gjenocidin në Kosovë, ka mbi 9 muaj në parlament, por po pengohet nga Rama, transmeton "Kosova Sot Online".

Berisha shtoi se ky është një akt i pashembullt në histori dhe se Edi Rama me këtë qëndrim dëshmon se është një puthador, një vasal që zbaton urdhrat e Aleksandër Vuçiç.

"Ligjet që kanë dorëzuar deputetët demokratë, ata i mbajnë në sirtar. Rezoluta për gjenocidin në Kosovë, ka mbi 9 muaj në parlament. E mban në mënyrën më antiligjore dhe më antikushtetuese, kryetarja e parlamentit, Linda me urdhër të Edi Ramës. Ky është një akt i pashembullt në histori. Edi Rama me këtë qëndrim dëshmon se është një puthador, një vasal që zbaton urdhrat e Aleksandër Vuçiç. Edhe njëherë, duhet t’u bëj shumë të qartë, se dokumente ndërkombëtare, se komisioni i krijuar për hetimin dhe shkaqet e krimeve në Luftën e Parë Botërore, i përcakton masakrat në Lumë, si një gjenocid i mirëfilltë. Ultranacionalistët serbë janë të gatshëm t’i përsërisin nëse bota e qytetëruar nuk u vë një fre. Operacioni ‘Patkoi’ ishte operacioni më barbar i planifikuar ndonjëherë dhe që u zbatua në Kosovë. Ndaj ne do insistojmë me të gjithë forcën tonë, për kalimin e rezolutës, ka deklaruar kreu i PD-s Sali Berisha.

(Kosova Sot Online )