Von Cramon takon Kurtin: Plani evropian do i hapë rrugën Kosovës për në BE

  • E.K /
  • 15 March 2023 - 15:23
Von Cramon takon Kurtin: Plani evropian do i hapë rrugën Kosovës për në BE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Von Cramon përsëriti mbështetjen e saj për planin e BE-së për planin evropian dhe inkurajoi Kurtin që të gjejë një mënyrë për të siguruar zbatimin, pasi sipas saj kjo gjë do i hapë rrugën Kosovës për në BE.

 “Diskutimi në kohë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për dialogun dhe takimin e radhës në Ohër. Duke ritheksuar mbështetjen e plotë për planin e BE-së për marrëveshjen Serbi-Kosovë dhe duke u dhënë inkurajim për të gjetur një mënyrë për të siguruar zbatimin, pasi kjo do të me të vërtetë do i hapë rrugën Kosovës për në BE”, ka shkruar Von Kramon.

(Kosova ot Online)