Rohde: Propozimi franko-gjerman ka edhe përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian

  • A.P /
  • 15 March 2023 - 15:48
Rohde: Propozimi franko-gjerman ka edhe përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian

Pas takimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur me deputet të Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës, ka reaguar ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rohde ka thënë se propozimi franko-gjerman ka edhe përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian.

Ai tutje ka shkruar se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për Aneksin e Implementimit është esenciale për të lëvizur drejt rrugës evropiane.

“Gjithashtu mbështetje e plotë për propozimin e BE-së nga Parlamenti Evropian.!Marrëveshja për zbatimin e aneksit nga Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër është thelbësore për të ecur përpara në rrugën evropiane”, ka shkruar Rohde.

(Kosova Sot Online)