Një person ngec nën traktor intervenojnë policia dhe qytetarët

  • A.P /
  • 15 March 2023 - 16:27
Një person ngec nën traktor intervenojnë policia dhe qytetarët

Me datën 14.03.2023, rreth orës 18:20, një njësi policore derisa ishte në patrullim në fshatin Bellobërdë komuna e Leposaviqit, kanë hasur në një vet-aksident, ku një qytetar ishte rrokullisur me traktorin e tij duke mbetur nën traktor dhe jeta e tij ishte seriozisht e rrezikuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zyrtarët policorë menjëherë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kishte pësuar aksident.

Personi ka marrë tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar, veçanërisht në këto kushte atmosferike.

(Kosova Sot Online)