Serbia nuk ka respektuar vendimet e Këshillit të BE-së

  • A.P /
  • 15 March 2023 - 18:00
Serbia nuk ka respektuar vendimet e Këshillit të BE-së

Këshilli i BE-së miratoi vendimin e (CFSP) 2023/4221 për përditsimin e listës së individëve, grupeve dhe subjekteve për të cilat zbatohen masa specifike për luftën kundër terrorizmit, ka deklaruar përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më 24 shkurt, Keshilli i BE-së miratoi edhe vendimin e (CFSP) 2023/4221 për përditësimin e listës së individëve, grupeve dhe subjekeve për të cilat zbatohen masa specifike për luftën kundër terrrorizmit.

Te gjitha vendet e tjera të cilat janë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian të Ballkanit Perëndimor- Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja-Hercegovina- janë në linjë me të gjitha vendimet e reja të Këshillit të BE-së.


Serbia është vendi i vetëm kandidat për anëtarësim në BE në Ballkanin Përëndimor që nuk respektoi 15 vendimet e mëparshme të Këshillit të BE-së për masat kufizuese për shkak të Ukrainës, të cilat u miratuan ne janar dhe shkurt të këtij viti dhe ne korrik, shtator dhe nëntor të vitit 2022.

Serbia nuk ka respektuar vendimet e Këshillit të BE-së për masat kufizuese për shkak të shkeljeve të të drejtave  të njeriut dhe situatës në Mal të Zi nga shkurti i këtij viti dhe po ashtu me vendimet për aplikimn e masave të veçanta në luftën kundër terrorizmit nga korriku i vitit të kaluar. Dhe vendimet për masat kufizuese për shkak të situatës në Iran të miratuar ne fillim të dhjetorit dhe në qershor të vitit të kaluar.


(Kosova Sot Online)