Ja kush thotë: Rugova është dashur të bëhej komandant suprem i ushtrisë

  • A.P /
  • 15 March 2023 - 21:11
Ja kush thotë: Rugova është dashur të bëhej komandant suprem i ushtrisë

Ish-presidenti Ibrahim Rugova është dashtë të bëhet komandant suprem i ushtrisë në kohën e luftës, ka deklaruar  Donika Kadaj-Bujupi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kadaj-Bujupi tha se Rugovës i ka takuar që të marrë përgjegjësi për luftën dhe ushtrinë.

“Ka pasur lëshime dhe ka pasur në këtë drejtim edhe vonesa. Psh, mendoj që kur kanë qenë të gjitha luftërat përniher, dhe na kemi prit me qenë të fundit, ndoshta do të duhej të kishte një veprim pak më proaktiv, një marrje e përgjegjësisë nga vetë presidenti Rugova për luftën dhe ushtrisë, ashtu sic i ka taku, dhe njëfarë përkrahje më e madhe për ata që kanë mendu ndryshe”.

Sipas saj, Rugova e ka pasur besimin e popullit për marrjen e kësaj përgjegjësie.

“Rugova me pas marrë përgjegjësinë si komandant suprem i ushtrisë e cila ka qenë celulë por në formim e sipër, mos me pas ndarje ndërmjet Farkut e UCK, fondet me qenë të përbashkëta, e ushtarët në terren mos me vdek në mungesë të një helmete, sepse dikun kanë ngec dërgimi i mjeteve. Pra kjo mungesa e marrjes së përgjegjësisë që me i pri një procesi për të cilin e ka pas besimin e popullit, unë e konsideroj që ka qenë një dështim”.

(Kosova Sot Online)