Haliti jep parashikimin e tij nëse nuk nënshkruhet marrëveshja në mars: Shoh rrezik permanent

  • E.K /
  • 16 March 2023 - 08:44
Haliti jep parashikimin e tij nëse nuk nënshkruhet marrëveshja në mars: Shoh rrezik permanent

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se nëse në mars nuk nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë sipas tij, do të krijohen situata të paparashikueshme në veri të vendit tone dhe në krijimin e situatës së paparashikueshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haliti shtoi se e sheh rrezikun që serbët ta shpallin autonominë në veri të Kosovës.

“Në qoftë se nuk nënshkruhet kjo, shoh rrezikun që t’i hapet mundësia për ta shpallur autonominë në veri dhe për të krijuar situata të paparashikueshme. Nuk dua të spekuloj publikisht për disa gjëra që mund t’i dijë, ose mund të kem informacione. Por, unë shoh rrezik permanent, s’do të thosha konflikt të madh, por konflikte të paparashikueshme, veçanërisht në veri në qoftë se nuk realizohet kjo brenda marsit”, tha Haliti.

(Kosova Sot Online)