Financial Times: Ja se si Shqipëria e Edi Ramës kontrollohet nga grupet mafioze

  • E.K /
  • 16 March 2023 - 09:05
Financial Times: Ja se si Shqipëria e Edi Ramës kontrollohet nga grupet mafioze

Tanimë çdo media e madhe dhe e rëndësishme në botën anglo-amerikane ka kryqëzuar kryeministrin shqiptar.

E fundit në radhë ishte një nga gazetat më të rëndësishme në planet.

Bëhet fjalë për Financial Times, e cila thekson se kryeministri shqiptar, Edi Rama është tërhequr zvarrë në disa skandale që kanë njollosur imazhin e tij brenda dhe jashtë vendit.

Por nxitja për të bërë këtë shkrim të zgjeruar ka ardhur nga një raportim i para disa ditëve nga Financial Times për skandalin e kamerave të krimit në Shqipëri.

Ata që ndjekin mediat ndërkombëtare, e dinë mirë se ky skandal ka shokuar opinionin publik botëror, pasi ka nxjerrë në pah faktin se Shqipëria e Edi Ramës është në duart e mafias.

Këtë gjë thekson edhe Financial Times.

Sipas saj, fuqia e rrjeteve kriminale në Shqipërinë e Ramës u bë e qartë në mënyrë spektakolare gjatë muajit të kaluar. Gazeta thekson se policia hoqi qindra kamera sigurie të vendosura nga kriminelët- një rrjet i gjerë spiunazhi për të monitoruar forcat e rendit dhe rivalët.

Madje edhe pas masakrës së fundit në Tiranë, ku u hap zjarr në një kafene plot me njerëz, u mësua se policia kishte hequr kamerat e vendosura nga eksponentë të krimit.

Në shkrimin e saj, Financial Times publikon edhe një foto. Aty shihet një kamera sigurie, e vendosur nga trafikantët e drogës për të monitoruar plantacionet e kanabisit.

Fotoja është bërë nga gazetari Artan Hoxha, i cili thotë se ka parë dhoma të mëdha kontrolli me shumë ekrane, ku grupet e mëdha kriminale bëjnë monitorimin.

Sipas tij, këto grupe kriminale kanë pajisje moderne për monitorim gjatë natës, me aftësi për të dalluar fytyrat dhe targat.

Në fund, gazeta e mbyll duke thënë se kjo është arsyeja pse shqiptarët po largohen masivisht.

(Kosova Sot Online)