Asnjë veturë s’duhet të jetë pa stikerë duke filluar nga sot

  • E.K /
  • 16 March 2023 - 09:38
Asnjë veturë s’duhet të jetë pa stikerë duke filluar nga sot

Duke filluar që nga dita e sotme asnjë automjet që qarkullon nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës (stikers) i cili dëshmon se automjeti ka të kryer procesin e regjistrimit, ashtu siç parashihet me ligj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku vlerëson se projekti në vitin e parë ka dhënë rezultate të dukshme.

Mazreku shtoi se asnjë automjetet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës.

“Vitin e parë ngjitësi ka pasur ngjyrë të kuqe, ketë vit ka ngjyrë të gjelbër dhe praktikisht sot behën 1 vit, kështu që nga nesër asnjë automjetet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)