Çfarë është parashkrimi që Berisha e kërkon me ngulm dhe Rama e refuzon me ngulm

  • E.K /
  • 16 March 2023 - 09:44
Çfarë është parashkrimi që Berisha e kërkon me ngulm dhe Rama e refuzon me ngulm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sfiduar sërish kryeministrin e vendit për ligjin e parashkrimit për; kryeministrin, zëvendëskryeministrin, ministrat dhe zyrtarë të lartë të shtetit.

Në mbledhjen me grupin e deputetëve, Berisha tha se nuk mund të ketë parashkrim për kryeministrin dhe ministrat e qeverisë sepse sipas tij, ‘përdorin të gjitha manovrimet që krimet e tyre të kalojnë parashkrimin’.

Ky ligj i është propozuar parlamentit 6-7 muaj më parë nga PD.

Zakonisht gjuha e politikanëve është e ngurtë dhe me shumë fjalë kyçe, e cila shpesh herë kalon pa u kuptuar në thelb nga qytetarët e zakonshëm.

Çfarë është parashkrimi që Berisha e kërkon me ngulm dhe pse Rama po me aq ngulm nuk e pranon?

Në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë parashikohet se nuk mund të bëhen ndjekje penale për ish-kryeministra, ish-ministra e zyrtarë të tjerë për shkak kalimi afatesh kohore, këto afate përmblidhen në termin juridik ‘parashkrim’.

Kur nga kryerja e veprës penale deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar:

a) 40-vjet në rastin e krimeve që parashikojnë dënim me burgim të përjetshëm;

b) 20-vjet për krimet që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet burgim ose dënim

tjetër më të rëndë;

c) 10-vjet për krimet që parashikojnë dënim nga pesë gjer në dhjetë vjet burgim;

ç) 5-vjet për krimet që parashikojnë dënim gjer në pesë vjet burgim ose gjobë;

d) 3-vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim gjer në dy vjet burgim;

dh) 2-vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim me gjobë.

Veprat penale të kreut II, seksionit I, nenet 76 - 79/c, nuk i nënshtrohen parashkrimit.

Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit.

Kjo është ‘kleçka’ juridike që shumicës së zyrtarëve të lartë në Shqipëri nuk u hyn gjemb në këmbë pas largimit nga detyra.

Thënë me një shembull më të thjeshtë: Nëse mazhoranca socialiste pranon të miratojë ligjin për heqjen e parashkrimit, as Rama, as ish-zëvendësit e tij, as ministrat nuk i shpëtojnë dot ndjekjes penale për aferat korruptive të 10 viteve të fundit.

Konçensioneve, tenderave abuzive, aferave të tilla si inceneratorët etj.

Këmbëngulja e mazhorancës për të mos e kaluar këtë ligj ka të bëjë pikërisht me frikën nga hetimi në kohën që do të largohen nga pushteti.

Me ligjin në fuqi shumica e aferave të tyre korruptive mbeten të pa ndëshkuara.

Britania rrit pagat me 5% çdo tre muaj – Sondazhet tregojnë se rrogat do të vijojnë të mbeten të larta

Punëdhënësit britanikë ranë dakord për rritje mesatare të pagave me 5% gjatë tre muajve deri në fund të janarit. Një nivel shumë mbi normat historike dhe një treg i ngushtë i punës do të thotë që pagat ka të ngjarë të mbeten të larta, sipas sondazheve të fundit.

(Kosova Sot Online)