Borrell: Takimi i 18 marsit do jetë ndryshe nga takimet e mëparshme

  • E.K /
  • 16 March 2023 - 11:10
Borrell: Takimi i 18 marsit do jetë ndryshe nga takimet e mëparshme

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se është koha që Serbia dhe Kosova të marrin përgjegjësi për të arritur sukses në dialog, përcjell “Kosova Sot Online”.

Borell ka shtuar se takimi që do të mbahet të shtunën, është takim më ndryshe se sa takimet e mëparshme që janë mbajtur.

“Është koha për liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor to tregojnë kurajo dhe të demonstrojnë përgjegjësitë për të pasur sukses në regjin dhe pranimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Borrell.

“Këtë të shtunë, do të thërras një takim të nivelit të lartë të Dialogut Beograd-Prishtinë. Kjo kohë është ndryshe nga takimet e mëparshme. Jo vetëm sepse do të takoj Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në rajon, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në vend që të takohem në sallat e njohura të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel. Por edhe sepse diskutimin tonë do ta fokusojmë në Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes së fundit të BE-së që do të rezultojë në normalizimin e gjerë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja së bashku, në thelb, do të rezultojnë në normalizimin e jetës së njerëzve në rajon dhe do të hapin rrugën përkatëse të Kosovës dhe Serbisë drejt anëtarësimit në BE”, ka thënë ndër tjerash Borrell.

(Kosova Sot Online)