Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar, DiCaprio: Sot është bërë historia

  • E.K /
  • 16 March 2023 - 12:34
Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar, DiCaprio: Sot është bërë historia

Tani që Vjosa është shpallur zyrtarisht Park Kombëtar, aktori i njohur botëror, Leonardio DiCaprio, e vlerësoj këtë moment si historik, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit dhe ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”.

DiCaprio, u përfshi kohë më parë në një fushatë për mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës dhe shpalljen e Vjosës si Park Kombëtar.

(Kosova Sot Online)