Gjukanoviq thotë se SHBA dhe BE po e tolerojnë arrogancën e Serbisë

  • E.K /
  • 16 March 2023 - 13:13
Gjukanoviq thotë se SHBA dhe BE po e tolerojnë arrogancën e Serbisë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se SHBA dhe BE po e tolerojnë arrogancën e Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjukanoviq e kritikoi Beogradin për politikat e tij.

Gjukanoviq ka folur edhe për situatën e brendshme politike në Malin e Zi.

“Në këto zgjedhje, më 19 mars, Mali i Zi do të vendosë nëse do të kthehet në rrugën e ndërtimit të një shteti si shtet serioz dhe i organizuar evropian, rrugën që ka ndjekur në mënyrë të qëndrueshme dhe dinamike që nga rikthimi i pavarësisë deri në mesin e vitit 2020. apo nëse do të vazhdojë të pengohet në Ballkan“, ka thënë ndër tjerash ai.

(Kosova Sot Online)