Arben Vitia: Edhe nëse një gotë ujë paguhet me taksa të qytetarëve në MSH do të bëhet publike

  • E.K /
  • 16 March 2023 - 13:59
Arben Vitia: Edhe nëse një gotë ujë paguhet me taksa të qytetarëve në MSH do të bëhet publike

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mori pjesë në tryezën e organizuar nga USAID KMI ku temë diskutimi ishte “Plani dhe Rezultatet e Gradimit për Ministrinë e Shëndetësisë”, transmeton “Kosova Sot Online”.

Vitia gjatë fjalimit të tij tha se do të bëhet publike nëse pihet edhe një gotë ujë me taksat e qytetarëve të vendit.

“Është zotim i imi si ministër që edhe nëse një gotë ujë paguhet me taksa të qytetarëve në Ministrinë e Shëndetësisë të bëhet publike. Faleminderit të gjithë atyre e në veçanti USAID DMI që po na ndihmojnë për të qenë sa më transparent me qytetarët. Gatishmëria e USAID për bashkëpunim e mbështetje për Ministrinë e Shëndetësisë, ka dhe do të ketë respektin e falënderimin e përhershëm nga ana jonë”, tha ndër të tjera ministri Vitia.

(Kosova Sot Online)