E rëndë: Mbytet në liqen një 4-vjeçar

  • E.K /
  • 16 March 2023 - 14:30
E rëndë: Mbytet në liqen një 4-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, shkruan “Kosova Sot Online”.

Mësohet se 4-vjeçari është pickuar fillimisht nga një bletë. I trembur ai ka vrapuar duke rënë në liqenin e Mursisë, Konispo.

Rasti lidhur me këtë ngjarje të rëndë është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)