Detaje: Si u gjet 4-vjeçari i mb'ytur në liqen

  • A.P /
  • 16 March 2023 - 17:02
Detaje: Si u gjet 4-vjeçari  i mb'ytur në liqen

Janë mësuar detaje të reja mbi rrethanat e ngjarjes ku një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën në Sarandë. I mituri ishte me babain dhe nënën, afër kanalit ushqyes të liqenit të Mursisë ku kanë edhe bletët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fëmija A. K luante dhe është larguar pa u vëne re nga prindërit dhe kishte rënë në kanalin ushqyes të liqenit. Në momentin kur kanë vënë re mungesën e fëmijës, prindërit filluan kërkimet me banorët e zonës dhe e gjetën atë në liqen pa shenja jete, rreth gjysmë ore më vonë.

Sipas bluzave të bardha fëmija ka shkuar në spital pa shenja jete, e megjithatë iu bë EKG për të parë nësë fëmijës i kishte ndaluar zemra apo jo. Ekspertiza mjeko-ligjore do përcaktojë shkakun e humbjes se jetës së fëmijës. 3 vjeçari ishte fëmija i vetëm i familjes.


(Kosova Sot Online)