Escobar do të marr pjesë në rundin e ri të dialogut në Ohër

  • A.P /
  • 16 March 2023 - 18:47
Escobar do të marr pjesë në rundin e ri të dialogut në Ohër

Në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit  i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e konfirmoi Ambasada amerikane në Shkup.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Escobar do të udhëtojë për në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të mbështetur këtë proces”, thanë nga Ambasada amerikane në Shkup.

Në takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, blloku evropian pret që liderët të pajtohen për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

(Kosova Sot Online)