Prelec: Kosova mund të dalë fituese me këtë plan

  • A.P /
  • 16 March 2023 - 19:24
Prelec: Kosova mund të dalë fituese me këtë plan

Dështimi për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, shton rreziqet për trazira në veriun e Kosovës, që do të mund të dëmtonin seriozisht të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet palëve, ka deklaruar analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prelec tha se nuk pret ndonjë nënshkrim marrëveshjeje në takimin e së shtunës në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, por shpreson në një përparim drejt zbatimit të planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve. 

Ai tha se Kosova mund të dalë fituese me këtë plan, ndërsa i cilësoi të paqëndrueshme shqetësimet se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të shndërrohet në një mekanizëm të ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnjë.

(Kosova Sot Online)