Kervan: Lajçak nuk ka takuar përfaqësues të komuniteteve tjera pakicë të Kosovës

  • A.P /
  • 16 March 2023 - 19:36
Kervan: Lajçak nuk ka takuar përfaqësues të komuniteteve tjera pakicë të Kosovës

Pse i Dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe i Dërguari Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, nuk kanë takuar përfaësues të komuniteteve tjera pakicë të Kosovës për të diskutuar për Planin Evropian, ka deklaruar Enis Kervan, përfaqësues i komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kervan thotë se komunitetet joshumicë janë anashkaluar dhe po ashtu, është anashkaluar fakti që Kosova është shtet shumë-etnik.

“Një prej arsyeve që kemi qenë kritikë është se Kosova është shtet shumë etnik. Në këto rrethana kur flitet për marrëveshjen finale, ne jemi në dijeni që në çdo takim nuk ka hapësirë për t’u takuar me ne. Mirëpo në këtë ditët e rëndësishme kur jemi në pritje për marrëveshje apo diskutime, kur takohen me liderët opozitarë, por edhe me komunitetin serb është anashkalim për neve komunitetet e tjera joshumicë që jemi pjesë e kushtetutës dhe do të jemi prapë.”, tha ai.


(Kosova Sot Online)