Vuçiq: Ende nuk kemi marrë një draft se çfarë kërkon BE-ja

  • A.P /
  • 16 March 2023 - 21:00
Vuçiq: Ende nuk kemi marrë një draft se çfarë kërkon BE-ja

Plani i zbatimit të propozimit europian ende nuk i është dorëzuar, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kam heshtur me ditë për Kosovën. Nuk kam dalë publikisht me deklarata apo analiza, duke dashur të mbledh gjithçka. Diskutuam ditët e kaluara se çfarë duhet për të arritur normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. Për mua normalizimi është jo një eufemizëm për njohjen e Kosovës de facto ose de jure. Normalizimi që unë e konsideroj të nevojshëm që të kemi marrëdhënie më të mira me shqiptarët se sa kemi sot dhe të përpiqemi të jetojmë sa më shumë bashkë dhe pranë njëri-tjetrit.” ka thënë Vuçiq, shkruajnë mediat serbe.

Ai ka thënë se çfarëdo dokumenti që ka qarkulluar nëpër media dhe rrjete sociale është i pasaktë.  

“Nuk kam pse t’i kërkoj falje askujt, sepse në media dhe rrjete të ndryshme sociale janë publikuar kaq shumë marrëzi. Punimi që publikuan shqiptarët është lista e dëshirave të tyre që ata ia dorëzuan BE-së se si do të donin të dukej marrëveshja e zbatimit. Ende nuk kemi marrë një draft se çfarë kërkon BE-ja, kam punuar tre ditë me ta për këtë çështje, ne kemi paraqitur propozimin tonë dhe shqiptarët kanë paraqitur propozimin e tyre. Ende nuk kemi marrë asgjë nga Brukseli deri në orën 18:00 dhe ajo letër ende nuk ekziston”, theksoi Vuçiq.


(Kosova Sot Online)