Ja kush thotë marrëveshja do t’i delegjitimojë Kurtin e Vuçiqin

  • A.P /
  • 16 March 2023 - 21:20
Ja kush thotë marrëveshja do t’i delegjitimojë Kurtin e Vuçiqin

Takimi i Ohrit më 18 mars do të ketë shumë rëndësi edhe për opozitën si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, ka deklaruar Ismail Tasholli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij ajo që ka ndodhur vitet e fundit në Kosovë dhe në Serbi, ka bërë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të gjenden në pozitë të keqe momentalisht.

Kurti dhe Vuçiq kanë dhënë deklarata të ndryshme sa i përket dialogut në vitet e fundit, që bien në desh me atë që pritet të nënshkruhet sipas planit evropian, thotë Tasholli.  

“Nënshkrimi eventual i marrëveshjes do t’i delegjitimojë Kurtin e Vuçiqin”, thotë Tasholli.

Ai ceku se opozitat në të dy shtetet do të përfitojnë nga nënshkrimi eventual i marrëveshjes.

(Kosova Sot Online)