Latifi: Në Ohër nuk do të nënshkruhet domosdosmërisht marrëveshja

  • A.P /
  • 16 March 2023 - 21:34
 Latifi: Në Ohër nuk do të nënshkruhet domosdosmërisht marrëveshja

Në mes të Kosovës dhe të Serbisë, në takimin e 18 marsit në Ohër nuk do të nënshkruhet domosdosmërisht marrëveshja, ka deklaruar profesori universitar, Blerim Latifi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” .

Latifi tha se ky takim mund të jetë thirrur vetëm për njohje të planit të zbatimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u dakorduan për planin evropian më 27 shkurt në Bruksel, por gjithsesi nuk e nënshkruan atë.

Ndërmjet palëve ka mbetur edhe dakordimi për atë se si do të zbatohet plani evropian dhe që pritet të dakordohet në takimet tjera.

Latifi thotë se data 18 mars mund të mos jetë dita vendimtare sa i përket arritjes së marrëveshjes.

“Ohri s’është Dita D, palët aty vetëm do të njihen me planin e zbatimit”, tha ai.

“Nuk do të jetë ditë vendimtare ku fiton ose humbet njëra palë”, shtoi Latifi.


(Kosova Sot Online)