Escobar takohet me Osmanin, e vazhdon me Konjufcën, e përmbyllë me Kurtin

  • E.K /
  • 17 March 2023 - 07:57
Escobar takohet me Osmanin, e vazhdon me Konjufcën, e përmbyllë me Kurtin

I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të takoj liderët e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Emisari Escobar, ditën do ta nisë së pari takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Me fillim nga ora 09:00, Osmani do ta presë Escobarin në Presidencë, derisa takimi do të pasohet me një konferencë për media.

Escobar do të niset drejt Kuvendit të Kosovës, ku në takim do ta presë kryekuvendari Glauk Konjufca.

Ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 10:20.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, z. Gabriel Escobar” thuhet në njoftim.

Escobar në fund do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Kryeministri Kurti, do ta presë emisarin amerikan në zyrë të tij në ora 11:00.

(Kosova Sot Online)