U përplas nga një makinë, vdes 40-vjeçari

  • E.K /
  • 17 March 2023 - 08:32
U përplas nga një makinë, vdes 40-vjeçari

Ka ndërruar jetë dje në mbrëmje një 40-vjeçari, i cili u përplas mbrëmjen e 11 marsit nga një makinë në dalje të Beratit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima ishte duke kaluar rrugën, ndërsa u përplas nga mjeti kamionçinë.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, i ndjeri nuk mundi dot të mbijetojë, duke ndërruar jetë pas 5 ditësh në spital.

(Kosova Sot Online)