Çerkini: 67 herë kemi shku në Merdare me kqyrë a është djali a çika jem

  • E.K /
  • 17 March 2023 - 08:53
Çerkini: 67 herë kemi shku në Merdare me kqyrë a është djali a çika jem

Përfaqësuesi i familjeve të të zhdukurve të Kosovës, Bajram Çerkini ka folur për pakënaqësitë e tij për çështjen e personave të pagjetur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Çerkini ka treguar se në pikën kufitare të Merdares kanë shkuar 67 herë për t’i verifikuar nëse janë apo jo trupat e fëmijëve të tij.

“Ne kemi të dhëna të vecanta me data, me kohë kur na u kanë marrë fëmija e kur kanë dalë jashtë Kosovës, e kur janë varrosur në Kosovë. Ende s’kemi informata edhe për 1612 plotë që 24 vjet, as unë as Nysretja e shumë nëna tjera kanë pritur shumë që do të ndodhë dicka në Bruksel. Shumë pak pres që kanë me i thanë katër fjali për personat e pagjetur…Është marre me shku pa një prind, në mesin e asaj bisede për personat e pagjetur. 67 herë kemi qenë në Merdare tu mendu a është copa e djalit a e çikës teme, dhe mos me i marrë këto sene serioze për persona të pagjetur, kurrë hallall mos ju qoftë”, u shpreh Çerkini.

(Kosova Sot Online)